Vidhnin lopë në Greqi e i fusnin kontrabandë në Shqipëri, 5 në pranga, mes tyre veterineri i bashkisë në Sarandë (VIDEO)

11 Mars 2023, 11:10| Përditesimi: 11 Mars 2023, 11:33

  • Share

5 persona janë vënë në pranga të policisë në Sarandë, pasi vidhnin lopë në Greqi dhe i fusnin kontrabandë në Shqipëri.

Arben Husi, 50-vjeç, Kreshnik Likaj, 37-vjeç, Venetik Dylmishi, u arrestuan nga policia, për veprën penale “Transportimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa Jurgen Haxhi, 32-vjeç, si dhe Adil Sheraj me detyrë veteriner, në Zyrën e Bujqësisë Sarandë, të dy banues në Sarandë u arrestuan për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Pas hetimeve ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin bagëtitë të trasha, në Greqi, i kontrabandonin ato, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në territorin shqiptar, dhe me anë të dokumenteve të falsifikuara, i shisnin kundrejt shumave të ndryshme monetare. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?