Sarandë/ Vajza 25 vjeçare denoncon të atin për abuzim të vazhdueshëm seksual

29 Gusht 2023, 13:20| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 14:55

  • Share

FINIQ - Një 57-vjeçar, i divorcuar, është prangosur nga policia pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e tij 25 vjeçare.

57-vjeçari R. RR me origjinë nga Lushnja, banonte së bashku me vajzën e tij 25-vjeçare prej 1 muaji në një shtëpi me qira në fshatin Dërmish, Bashkia Finiq.

Kanë qenë banorët e fshatit ata të cilët kanë vënë re veprime të dyshimta dhe kanë raportuar në Polici. Pas fillimit të investigimit nga ana e Policisë, 25-vjeçarja ka denoncuar se babai i saj abuzonte vazhdimisht seksualisht ndaj saj.

Pas denoncimit të vajzës Policia ka bërë edhe arrestimit e 57-vjeçarit R. RR, mëson gazetari i Report Tv, Limos Didani.

Po ashtu, po në Sarandë është arrestuar edhe një 67-vjeçar, i akuzuar për ‘Ngacmim Seksual’. Policia është njoftuar nga një 15-vjeçare, se në banesën e saj, ky shtetas po e ngacmonte seksualisht.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?