Foto nga aksidenti i mbrëmshëm

'Babai në burg, i biri në intubim!' Arrestohet pronari i benzit të aksidentuar në Sarandë, i dha djalit 14 vjeç makinën, me 2 shokët e mitur përfundoi në përrua

22 Nëntor 2023, 08:26| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 15:40

  • Share

SARANDË-Tre të miturit e aksidentuar mbrëmjen e së martës, 21 nentor 2023, në aksin rrugor Stjar-Bakaj janë transportuar drejt spitalit të Traumës për trajtim më të specializuar.

Dy të miturit 13 dhe 14 vjeç gjatë mesnatës u dërguan drejt spitalit të Traumës, ndërsa 14 vjeçari i cili ka drejtuar makinën në gjendje më të rëndë është transportuar me helikopter drejt ‘Traumës’ gjatë orëve të para të mëngjesit.

Pas mbërritjes në spitalin e Traumës, gjendja e të miturve u stabilizua. 

Ndërsa në vijim të veprimeve proceduriale, policia ka arrestuar babain e 14 vjeçarit, pronarin e makinës Orest Kalo 41 vjeç, i cili i kishte dhënë makinën të miturit. Ky i fundit u procedua gjithashtu në gjendje të lirë për shkak të moshës. 

Akaidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme kur 14 vjeçari po drejtonte automjetin tip ‘Benz’ humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë makina përfundoi në përrua. Si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur rëndë shoferi 14 vjeçar dhe 2 shokët e tij.

Ora 10:26
I dha makinën djalit 14 vjeçar, arrestohet babai i adoleshentit që shkaktoi aksidentin e rëndë në Sarandë! Tre të miturit në spital (EMRI)

1700599322_sarande.jpeg

Është arrestuar 41 vjeçari Orest Kalo, pronari i mjetit tip “Benz” me të cilin qarkullonin 3 të miturit që u aksidentuan mbrëmjen e djeshme në aksin Stjar-Bakaj.

Gjithashtu është marrë masa ndjekje në gjendje të lirë për djalin e tij, Orgest Kalo 14 vjeç i cili drejtonte mjetin.

Mësohet se gjendja e tre të rinjve që u transportuan në spitalin e Traumës tani është e qëndrueshme.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në afërsi të fshatit Bajkaj, si pasojë e të cilit u dëmtuan 3 shtetas të mitur (drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerët, të cilët vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve), ju informojmë se: Në përfundim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin O. K., 41 vjeç, banues në Delvinë, pasi i ka dhënë për ta drejtuar, djalit të tij të mitur, automjetin që u përfshi në këtë aksident rrugor. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin e mitur, drejtues të automjetit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” informoi policia 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?