Sarandë/ Tentoi të shiste një kallashnikov, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij

31 Mars, 11:44| Përditesimi: 31 Mars, 13:48

  • Share

SARANDË - Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme pasi kap në flagrancë me armë zjarri kallashnikov, të cilën dyshohet se do ta shiste në qytetin e Sarandës.

Përpos 34-vjeçarit të identifikuar me inicialet E.M. është arrestuar gjithashtu dhe një 31-vjeçar i identifikuar me inicialet E.Sh., i cili dyshohet se do të ndihmonte 34-vjeçarin, për të shitur armën. 

Arma e zjarrit kallashnikov iu gjet 34-vjeçarit gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi”, ndërsa 31-vjeçari është kapur nga shërbimet e Policisë ndërkohë që drejtonte një automjet tip “Ford”.  

“E. M., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi”, që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 krehër me municion luftarak, të cilat dyshohet se ky shtetas do t’i shiste në qytetin e Sarandës; 

E. Sh., 31 vjeç, banues në Sarandë, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se do të ndihmonte shtetasin E. M., për të shitur armën e zjarrit. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë ndërkohë që drejtonte një automjet tip “Ford”,-njofton policia.

Arma e zjarrit kallashnikov, 1 krehër me municion luftarak dhe 2 automjetet e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?