Pamje nga ndërtimi pa leje

Kronikë

Sarandë, ndërtuan pa leje në tokë publike, në pranga pronarja e objektit dhe 2 punëtorët në Finiq

15 Qershor 2021, 08:44| Përditesimi: 15 Qershor 2021, 08:56

  • Share

Tre persona janë arrestuar nga policia pasi u konstatuan duke ndërtuar pa leje, në fshatin Cerkovicë në Finiq.

Policia thekson se është arrestuar pronarja e objektit 65-vjeçarja Eleni Kaçi dhe dy punonjësit 60-vjeçari Isuf Isa dhe Agron Obzova., 62-vjeç, të tre banues në Sarandë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fshatin Cerkovicë, Finiq, u kapën në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompetente, në tokë publike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?