Ksamil

Sarandë/ Ndërtuan pa leje në Ksamil, arrestohen nëne e bir

21 Mars, 16:20| Përditesimi: 21 Mars, 16:23

  • Share

Silvana dhe Santiago Shahini, nënë e bir janë arrestuar nga policia për ndërtim të paligjshme të një ndërtesë në zonën bregdetare të Ksamilit.

Gjatë kontrolli u konstatua se Silvana dhe Santiago Shahini, kishin ndërtuar një objekt (kioskë) me material druri dhe me bazament betoni, në Ksamil, pa lejen e organeve kompetente.

Gjithashtu dyshohet se po përgatitnin një bazament tjetër për të ndërtuar një objekt të tillë. 

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan Silvana Shahini, 51 vjeç dhe Santiago Shahini, 25 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.    

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?