Ndërtimi pa leje tek 'Syri i Kaltër'

Sarandë, ndërtoi pa leje tek 'Syri i Kaltër', vihet në pranga 33-vjeçari

19 Mars, 11:40| Përditesimi: 19 Mars, 11:43

  • Share

SARANDË - Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Sarandë pasi po kryente punimi ndërtimi pa leje në ‘Syrin e Kaltër’.

Rasti u evidentua nga seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të Komisariatit të Sarandës. Nga kontrollet rezultoi se shtetasi H.Gj. kishte nisur të ndërtonte një objekt në tokë publike, në parkun natyror pa lejen përkatëse të organeve kompetente.

33-vjeçari gjatë ndalimit ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe nuk i është bindur urdhrit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.

Ndërkohë vijon puna për përcaktimin e përgjegjësisë ligjore edhe për punonjës e IVMT dhe policisë bashkiake në Finiq, pasi dyshohet se me mosveprimet e tyre kanë lejuar ndërtimin e paligjshëm.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?