Foto ilustruese

Himarë/ Ndërtoi pa leje në plazhin e Shpellës, vihet nën hetim 50-vjeçari

24 Mars, 15:26| Përditesimi: 24 Mars, 15:29

  • Share

HIMARË - Një 50-vjeçar është vënë nën hetim pasi kishte nisur ndërtimin e 4 strukturave prej druri, në tejkalim të lejes së marrë.

50-vjeçari i identifikuar me inicialet A.B. po ndërtonte pa leje në vendin e quajtur “Plazhi i Shpellës”, Lukovë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi në vendin e quajtur “Plazhi i Shpellës”, Lukovë, kishte nisur ndërtimin e 4 strukturave prej druri, në tejkalim të lejes së marrë”,-njofton policia.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?