Droga e sekuestruar

Kapen 81 kilogramë marijuanë në furgon të ndara në pako, arrestohet 52-vjeçari grek në Igumenticë

26 Qershor 2020, 18:36| Përditesimi: 26 Qershor 2020, 19:08

  • Share

Një shtetas grek është arrestuar në Igumenicë pasi iu gjetën 81 kilogramë marijuanë në furgon. Policia ka ndaluar në fillim furgonin, brenda të cilit janë gjetur në vende të improvizuara enkas, 15 pako me 81 kg marijuanë.

52-vjeçarit iu sekuestruan dhe 1250 euro dhe një celular. Policia greke ka përforcuar shërbimet në kufirin greko-shqiptar të Igumenicës, duke bashkëpunuar edhe me anti-drogën e Selanikut  dhe atë të Athinës. Akoma nuk dihen detaje të tjera në lidhje me drogën e sekuestruar dhe destinacioninin përfundimtar.

Pamje nga droga, paratë e sendet e sekuestruara

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?