Sarandë, e reja godet me thikë burrin! Ai në spital, ajo në polici

6 Mars, 18:38| Përditesimi: 7 Mars, 00:31

  • Share

Sarandë- Një 22 vjeçare ka goditur me thikë në shpatull bashkëshortin e saj pas një sherri mes tyre.

Ngjarja u shënua rreth orës 17:30, në banesën e tyre, në lagjen nr.2 në Sarandë.

Për pasojë është plagosur 28 vjeçari L.Z i cili është transportuar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shtetasja A. Z., 22 vjeçe dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në zonën e shpatullës, bashkëshortin e saj, shtetasin L. Z., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, informoi policia e Vlorës.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat të renë e identifikuar si A.Z dhe po vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?