Foto ilustruese nga spitali

Sarandë/ Bariu 20-vjeçar helmohet me ilaçin që lyen bagëtitë, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

31 Korrik 2020, 15:37| Përditesimi: 31 Korrik 2020, 15:40

  • Share

SARANDË- Një 20-vjeçar është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës mesditën e kësaj të premte pasi është helmuar me lëndë e dyshuar rrogor (ilaç që lyen bagëtitë).

Report Tv mëson se 20-vjeçari i identifikuar si Vasil Meni është transportuar drejt urgjencës “Stefan Mekshi” në gjendje të rëndë.

Nuk ka shumë informacione lidhur me këtë ngjarje, teksa mësohet se familjarë të Manit, i cili punon si bari në Qeparo, nuk kanë dhënë asnjë sqarim.

Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?