Arlind Qendro dhe pamje nga aksidenti

Sarandë/ Makina del nga rruga dhe bie nga një lartësi, vdes në vend 34-vjeçari

25 Nëntor 2023, 08:05| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 16:47

  • Share

Sarande- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e së premtes 24 nëntor, në Sarandë.

34 -vjeçari Arlind Qendro, banor i Sarandës, duke udhëtuar me mjetin e tij ka dalë nga rruga fillimisht është përplasur me bordurën e rrugës dhe pastaj ka rënë poshtë.

Për rrjedhojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit në afërsi të Hotel “Panorama”.

Pas njoftimit nga një qytetar i rastit ka shkuar ambulanca dhe 34 - vjeçar është  transportuar  në urgjencën e spitalit, ku është konfirmuar vdekja e tij. Mësohet se 34 vjeçari ndodhej i vetëm në mjetin e tij.

Shërbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës kanë shkuar në vend ndërsa ende nuk është bërë e ditur se cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti të rëndë.

Foto nga vendi i ngjarjes

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?