Pallati ne ndertim i konfiskuar

Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi i konfiskohet pallati 7 katësh në ndërtim e sipër! Ishte pa leje

26 Prill, 12:46| Përditesimi: 26 Prill, 14:48

  • Share

Gjykata e Sarandës dënoi sot (26 prill 2024) me 2 vite burg biznesmenin, 68 vjeçar, Pando Papuçi, pronar i vetëm i firmës “2P-SJ” duke e shpallur fajtor për “Ndërtim të paligjshëm”, për qëllime fitimi. Gjithashtu ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të objektit pallat 7 katësh që po e ndërtonte firma në lagjen nr.1, në hyrje të rrugës nr.5,  në qytetin e Sarandës.

Lidhur me këtë dosje më 22 shkurt 2024 u arrestua Romina Pulaj, me detyre kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë pasi u akuzua  për ‘Shpërdorim detyre’, pasi kishte lejuar ndërtimin e pallatit pa leje, ndërsa biznesmeni, pronar i firmës që ndërtoi pallatin 7 katësh '2P-SJ, u shpall në kërkim.

Ky i fundit më vonë u vetëdorëzua dhe hetimi ndaj tij vijoi në gjëndje të lirë.

Për Romina Pulaj, Martin Arapi dhe Nertion Jano të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” është veçuar gjykimi. 

Për biznesmenin u aplikua gjykimi nëpërmjet ritit të shkurtuar.

Në përfundim të gjykimit, Prokuroria Sarandë e përfaqësuar nga prokurore Silvana Belishta kërkoi: Deklarimin fajtor të të pandehurit Pando Papuçi, për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm” i kryer për qëllime fitimi, parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. Në aplikim të ritit te gjykimit të shkurtuar, uljen e këtij dënimi me 1/3 dhe në aplikim të nenit 59 të K.Penal, të pezullohet ekzekutimi i dënimit me burg dhe konvertimi i këtij dënimi në shërbim prove me detyrimin që të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

Ndërsa gjykata vendosi deklarimin fajtor të biznesmenit dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim e në aplikim të gjykimit të shkurtuar përfundimisht të dënohet me 2 (dy) vjet burgim.

"Deklarimin fajtor të të pandehurit Pando Papuçi, për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm” i kryer për qëllime fitimi, parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. Në aplikim të ritit te gjykimit të shkurtuar, uljen e këtij dënimi me 1/3 dhe në aplikim të nenit 59 të K.Penal, të pezullohet ekzekutimi i dënimit me burg dhe konvertimi i këtij dënimi në shërbim prove me detyrimin që të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shoqëria “2P-SJ” sh.p.k për kryerjen e veprës penale të “Ndërtim i paligjshëm”, i kryer për qëllime fitimi parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me “Mbarimin e personit juridik”. Heqjen e sekuestros preventive dhe vijimin e procedurave administrative. Shuarjen e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore" thuhet në vendimin e gjyqtares Edona Vajushi 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • jani: 26/04/2024 21:41

    ku eshte shteti,,si e late kete palaco te beje pallat 7 katesh...

    Përgjigju
  • Alb: 26/04/2024 13:15

    Po bashkija ku i ka pas syte? Saranda ashte ba mute vetum beton e pallate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?