Sarandë, 17 vjeçari denoncohet në polici për marrëdhënie seksuale me një 13 vjeçare

17 Janar, 16:37| Përditesimi: 17 Janar, 16:57

  • Share

Një tjetër rast i abuzimit seksual me të mitur është denoncuar në polici. Këtë herë në Sarandë.  Një 17 vjeçar është në procedim penal në gjëndje të lirë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe.      

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 17 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe“njoftoi sot policia.

Brenda pak ditësh dy raste të tjera të abuzimit seksual u bënë publike për opionionin publik. Rasti I parë ishte në një qytet juglindor ku një 12 vjeçare kishte dy vite që abuzohej seksualisht nga një 29 vjeçar djali i bashkëjetuesit të mamasë së vet. Në një rast tjetër një 14 vjeçare ishte martuar me një 31 vjeçar. Të dy burrat janë të arrestuar për akuzën e abuzimit seksual me të mitur.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?