Foto ilustruese

Nga Italia me pushime në Ksamil/ 14-vjeçarja rrëzohet nga jet ski, në gjendje të rëndë te Trauma! E drejtonte i vëllai

9 Korrik, 19:38| Përditesimi: 9 Korrik, 23:16

  • Share

Sarande- Një vajzë 14- vjeçare po lufton për jetën në spitalin e Traumës pasi u rrëzua nga Jet ski, i cili drejtohej nga i vëllai i saj në plazhin e Ksamilit në Sarandë.

Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e sotme (9 korrik 2024) , ndërsa adoleshentja është sjellë me urgjencë në Tiranë, ku fillimisht i është nënshtruar një operacioni në maternitetin 'Koço Gliozheni' për shkak të hemoragjisë si pasojë e dëmtimeve të shumta në pjesën e fundit të barkut. Më pas e mitura  është dërguar në spitalin e Traumës për t’iu nënshtruar ndërhyrjes nga stafi mjekësor i të dy spitaleve.

Burime për Report Tv nga spitali i Traumës bëjnë me dije se e mitura është në gjendje kritike për jetën. Të dy vëlla e motër, jetojnë në Itali dhe në Ksamil kishin shkuar për pushime.

"Djali 20- vjeçar i identifikuar me inicialet G.Gj  duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski së bashku me motrën e tij 14-vjeçare, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur e dëmtuar shtetasja e mitur", informoi policia e Vlorës.

Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Sarandës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 10/07/2024 03:28

    Turizmi që merr jetë

    Përgjigju
  • emigranti: 09/07/2024 19:42

    te dalin emrat a gangsterave me jet ski se jane rrezik per njerezit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë: