Sarah Berisha dhe DJ PM

Sarah dhe DJ PM 'zihen' në Instagram: Mos më beso asnjëherë kur them që jam gati për 5 minuta!

25 Prill 2022, 11:16| Përditesimi: 25 Prill 2022, 11:31

  • Share

Sarah Berisha dhe DJ PM po shijojnë lidhjen e tyre pas daljes nga Big Brother VIP, por kanë zgjedhur që të mos publikojnë shpesh momente pranë njëri-tjetrit në mënyrë që të kenë sado pak privatësi.

Megjithatë shpesh herë bëjnë komente dhe ngacmime në rrjete sociale. Blogerja postoi në llogarinë e saj personale në Instagram një fotografi ku shkroi:

“Mos më beso asnjëherë kur them që jam gati për 5 minuta.”

 Por vëmendjen e mori komenti i dashuri i saj, i cili i shkroi: “Vetëm 5 minuta a”.

Nuk mungoi përgjigja e Sarës, e cila i tregoi se dhe ai bën të njëjtën gjë.

“Ti mos fol se vonohesh për vet, Ciao”- shkroi Sarah.

Komentet në Instagram

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?