Sarah Berisha dhe Dj PM

Sarah Berisha tregon për takimin e sikletshëm me 'vjehrrën'

14 Shkurt 2022, 07:59| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 08:02

  • Share

Sarah Berisha, blogerja e njohur por njëkohësisht edhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania”, ka folur për herë të parë në lidhje me takimin që ka pasur me nënën e DJ PM-it.

Blogerja u shpreh se në fillim takimi ishte i sikletshëm, por sipas saj nëna e DJ PM-it ishte shumë e sjellshme dhe ajo e ka qejf që Sarah është në krah të Pajtimit.

“Në fillim ishte e sikletshme, por ishte shumë e mirë, shumë e sjellshme, ma bëri dhe takimin më të lehtë. Folëm në përgjithësi, më shumë ishte takim si një grua që më ka ndjekur e më ka suportuar nga jashtë dhe më ka qejf që jam në krah të djalit të saj”.-tha Sarah.

Sarah dhe PM kanë arritur ta vazhdojnë lidhjen e tyre edhe pas eliminimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, dhe duket se romancën e tyre po e shijojnë edhe jashtë.

Sarah dhe DJ PM ishte çifti i parë që u formua brenda emisionit dhe lidhja e tyre përveç se bëri shumë bujë në mediet rozë, u pëlqye gjithashtu edhe nga ndjekësit e emisionit.

Edhe pse në fillim ata patën ulje dhe ngritje në marrëdhënien e tyre duke se çdo gjë po shkon shumë mirë mes dyshes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?