Sara shtatzënë, mes shumë urimesh 
s'mund të mungonte ai i teze Lorit

18 Korrik 2016, 18:41| Përditesimi:

  • Share
Lajmi se Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të bëhen prindër  ishte një nga lajmet më të bujshme pas deklaratës nga ana e prezantuesit.

 Kanë qenë të shumta urimet që ata kanë marrë nga të afërm, miq dhe fansa.

Mes tyre më i veçanti vjen nga vajza e madhe e themeluesit të ndjerë të “Top Media”, Dritan Hoxha, Lori Hoxha, e cila publikoi sot në Instagram një foto me të motrën, teksa të dyja ndodhen në një jaht.

“Familja jonë po rritet dhe unë nuk mund të jem më e lumtur se kaq për ju të dy! Dashuria juaj më frymëzon çdo ditë dhe unë e di se ju do jeni prindër shumë të mirë, për t’i mësuar atij gjithë gjërat e rëndësishme në jetë. Jam shumë krenare për ju. Teze Lori”, shkruan motra e Sarës dhe kunata e Ledionit.

1

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?