Sarah Berisha dhe Dj PM

Sara dhe DJ PM nisin pushimet e para së bashku! Ku është destinacioni?

17 Janar 2022, 23:39| Përditesimi: 17 Janar 2022, 23:44

  • Share

Një nga çiftet më të dashura dhe të përfolura nga publiku në shtëpinë më të famshme ‘Big Brother VIP’ janë padyshim Sara Berisha dhe DJ PM.

Djaloshi nga Kosova doli më herët nga shtëpia dhe tani së fundmi i është bashkuar edhe blogeria nga Shqipëria pas daljes nga shtëpia ku po garonte për çmimin e madh.

Ndërkohë ditën e sotme ata kanë treguar se kanë nisur pushimet e para si çift. Përmes disa postimeve në Instastory, Sarah tregoi se kanë zgjedhur Bogën, një destinacion fantastik, sidomos gjatë stinës së dimrit.

Në një nga videot e postuara ajo shihet me PM në makinë teksa po ashtu një ndalesë e kanë bërë edhe në Prishtinë. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?