Sapuni e bardhë (Ëmbëlsirë e traditës Çame) nga zonja Albana

13 Shkurt 2023, 11:41| Përditesimi: 13 Shkurt 2023, 11:42

  • Share

SAPUNI E BARDHË (Ëmbëlsirë e traditës Çame)
Përbërësit:

  • ½ litër ujë
  • 250 gr niseshte
  • 300 gr sheqer
  • 250 gr gjalpë
  • 1 fk vaj ulliri
  • 250 gr bajame të qëruara 

Përgatitja:
Në fillim marrim bajamet dhe i pastrojmë nga lëvozhga duke u hedhur sipër ujë të nxehtë. I heqim lëkurën me kujdes dhe i lemë mënjëanë. I grijmë në copa të vogla dhe më pas i skuqim me pak gjalpë. 
Në një tenxhere hedhim gjysmën e sasisë së ujit dhe sheqerin. I trazojmë mirë duke i venë në zjarr për të marë valë. Ndërkohë në një enë tjetër tresim niseshten me pjesën tjetër të ujit. E përziejmë ngadalë me lugë druri derisa të tretet plotësisht niseshteja pa krijuar kokrriza. Sapo tenxherja me ujin dhe sheqerin të marrë valë hedhim niseshten e tretur duke u kujdesur që të ulim temperaturën e zjarrit. E trazojmë shpejt në mënyrë që të mos cignoset në fund. Kur fillon e trashet niseshteja shtojmë vajin dhe gjalpin e tretur. E trazojmë pa ndaluar për gati 10 minuta.  
Sapunija është gati kur të jetë formuar një masë e tejdukshme që nuk ngjitet tek luga dhe që shkëputet lehtësisht nga anët e tenxheres. Shtojmë bajamet dhe e largojmë tenxheren nga zjarri. Lagim një lugë në ujë të ftohtë dhe pa u mpiksur ëmbëlsira e servirim lugë - lugë duke i dhënë formë sipas dëshirës. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?