Tentoi të fshihte çantën me drogë anash rrugës sapo pa policinë, arrestohet 25 vjeçari në Kurbin! Iu gjetën mbi 3 kg kanabis

20 Dhjetor 2023, 14:26| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 14:34

  • Share

Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia në Kurbin pasi është kapur teksa transportonte me çanta lëndën narkotike ‘kanabis’ që më pas do ta shiste. Në pranga ka rënë i riu B.N.

Sipas njoftimit të policisë, 25 vjeçari sapo ka parë efektivët, ka tentuar të fshehë çantën në anë të rrugës por pas kontrolli të ushtruar u gjet sasia prej 3 kilogramë e 165 gramë kanabis.

 Lënda narkotike dhe një aparat celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.      

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?