Foto ilustruese

Sapo kishte dalë nga burgu në Itali, arrestohet në Rinas 30-vjeçari nga Elbasani! Ishtë dënuar në Shqipëri për plagosje

4 Dhjetor 2021, 11:53| Përditesimi: 4 Dhjetor 2021, 11:55

  • Share

Denis Meçja, 31- vjeç, sapo kishte përfunduar dënimin me burg në Itali, për lëndë narkotike, është arrestuar nga policia shqiptare sapo ka mbërritur në Rinas, pasi rezultonte i dënuar 4 vite burg edhe në vendin tonë.

Sipas policisë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2017, e ka dënuar me 4 vite burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas më datë 24.05.2016 në një lokal, ka goditur me grushta e sende të forta, shtetasin B. K., me banim Elbasan, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Shtetasi Denis Meçja prej vitit 2017 deri në nëntor 2021 ishte në burg në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Materialet shtesë  i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?