Bota

Spanjë, arrestohen 9 shqiptarë pjesë e një bande e lidhur me mafien italiane

9 Qershor 2021, 12:56| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 13:01

  • Share

Garda Civile Spanjolle në Almeria, në jug të Spanjës, njoftoi sot se kanë zbuluar një grup kriminal shqiptar me 400 kg marijuanë dhe plantacione të kultivimit të lëndës narkotike.

Ata thanë se kanë arrestuar nëntë shqiptarë  persona dhe kanë shkatërruar operacionin e bandës së drogës, që po planifikonte të transportonte 400 kg hashash, duke e fshehur brenda një transformatori elektrik të tensionit të lartë.

Mediat spanjolle, njofton se hetimet zbuluan se banda po përpiqej të merrte nën kontroll fermerët e paligjshëm të marijuanë në të gjithë rajonin perëndimor të Almerisë.

Sipas hetimit, anëtarët e bandës, të gjithë me kombësi shqiptare, kishin lidhje me Sacra Corona Unita, një organizatë famëkeqe mafioze nga rajoni italian i Pulias dhe po vepronin jashtë rajonit perëndimor të Almerisë.

Në vitin 2021, 105 persona janë arrestuar në Almería për trafikim marijuane dhe hashashi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?