Santana Çomorra na prezanton me koleksionin e rrallë të librave të vjetër: Datojnë që prej disa shekujsh

22 Prill 2020, 11:20| Përditesimi: 22 Prill 2020, 22:24

  • Share

Gjatë periudhës së izolimit në shtëpi, shumë njerëz kanë zbuluar pasione të fshehura në nënvedijen e tyre. Disa kanë zbuluar se dinë të gatuajnë, të tjerë të pikturojnë e të tjerë e kanë kaluar kohën duke zbuluar thellë në trashëgiminë e familjes, atë shpirtërore, kulturore, që mund të jenë pasuritë më të mëdha që mund të ketë çdo familje.

Santana Çomorra është një nga ato njerëz që gjatë ditëve të karantinës na ka njohur me koleksionin e rrallë të librave të vjetër, që ruhen me fanatizëm në familjen e saj prej shekujsh. Disa nga librat më të vjetër ajo I prezanton edhe në emisionin “Rreze Dielli” në një lidhje skype.

Ndër më të vjetrit ajo përmend një libër të Viktor Hygo, kopjet e të cilit janë shumë të rralla dhe Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Këtë periudhë e kam quajtur si detox për mendjen dhe shpirtin. Jemi munduar ta shfrytëzojmë duke gatuar, duke u marrë me familjarët, njëkohësisht jam munduar që ta shfrytëzoj edhe me trashëgiminë time familjare, e cila është e pasur, duke luajtur vlera, me koleksioninmin e librave të vjetër, të shekujve të mëparshëm psh kam një të Viktor Hygo, të vitin 1885, për mua është një pasuri. Kam edhe Kanunin e Lekë Dukagjinit, që trajton probleme aktuale edhe trungu familjar, raportet me të tjerët, ligje që ende vlejnë për mua, një nga librat e tjerë është Piter Pan, recesioni i Moza Ahmetit të cilët mundohem tja tregoj edhe fëmijëve të mi. Një libër që e kam lexuar shumë ka qenë 'Aventurat e Çipolinos', 'Mery Popins' etj. librat që janë shndërruar në filma I kam lexuar edhe për djemtë në këtë kohë. Pothuajse të gjithë janë libra që më janë bërë dhuratë, kujtim nga mamaja, babai, motrat e mia që nga 1989 psh është njëri.” zbulon ajo.


Lajmi kryesor:

Humbi babain kur ishte 9 vjeçe, Santana Çomorra zbulon letrën e shkruar prej tij para vdekjes: Qëndroni pranë njëra tjetrës…


D.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?