Bota

Sanksionet nga lufta në Ukrainë, sot mbahet takimi Putin-Lukashenko

12 Prill 2022, 06:23| Përditesimi: 12 Prill 2022, 06:24

  • Share

Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet sot me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore, raportojnë agjencitë e shtypit të të dy vendeve. 

Lukashenko, i cili do të dëshironte të vepronte si ndërmjetës, por konsiderohet bashkëpunëtor i Putinit në pushtimin e Ukrainës, ka mbërritur në rajonin Amur të Rusisë lindore, ku takimi do të zhvillohet ballë për ballë presidenti rus në bazën hapësinore Vostochny.

Kjo jo rastësisht, pasi më 12 prill në Rusi dhe në ish-republikat e tjera sovjetike festohet dita e kozmonautikës, në kujtim të fluturimit të parë hapësinor të një njeriu, Yuri Gagarin, në vitin 1961.


Lajmi kryesor:

Lufta, Putin takohet me Lukashenkon: Bisedimet e paqes me Ukrainën, në rrugë pa krye! S'ndalojmë operacionet deri sa të kemi sukses! Zelensky: Pa ndalimin e gazit, nuk ndalen krimet


G.B./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?