Sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar kundër Patriarkut Kirill, zëdhënësi i Kishës Ortodokse: Akuza absurde

16 Qershor 2022, 22:11| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 22:12

  • Share

Kisha Ortodokse Ruse ka hedhur poshtë sanksionet kundër udhëheqësit të saj, Patriarkut Kirill, të vendosura nga Britania për mbështetjen e tij për ndërhyrjen ushtarake të Moskës në Ukrainë.

“Përpjekjet për të frikësuar primatin e Kishës Ruse me diçka ose për ta detyruar atë të heqë dorë nga pikëpamjet e tij janë të pakuptimta, absurde dhe jopremtuese”, tha zëdhënësi i kishës Vladimir Legoyda në Telegram.

Ai shtoi se Kisha ishte “ura e fundit, një mjet komunikimi, të cilin ata po përpiqen ta shkatërrojnë për disa arsye.

"Kjo mund të jetë e nevojshme vetëm për ato forca politike që kanë përshkallëzimin e konfliktit dhe tjetërsimin e paqes si qëllim të tyre të rëndësishëm," tha Legoyda.


Lajmi kryesor:

Macron, Scholz dhe Draghi në Kiev, mbështesin kandidaturën e Ukrainës për t'u bashkuar me BE! Zelensky: Shtoni sanksionet ndaj Rusisë


E.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?