Sanksionet e luftës, SHBA fut në listën e zezë kompanitë ruse të ndërtimit të anijeve dhe diamantit

8 Prill 2022, 04:16| Përditesimi: 8 Prill 2022, 04:17

  • Share

Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur zyrtarisht në listën e zezë dy biznese ruse, një minierë diamanti dhe një ndërtues anijesh, duke i ndaluar aksesin e tyre në sistemin financiar amerikan.

Sanksionet e fundit synojnë ndërmarrjet shtetërore ruse, 'United Shipbuilding Corp' dhe kompaninë e minierave të diamantit 'Alrosa'.

“Përmes këtyre përcaktimeve, Thesari po ndërpret burimet shtesë të mbështetjes dhe të ardhurave për Qeverinë e Federatës Ruse për të zhvilluar luftën e saj të paprovokuar kundër Ukrainës”, thanë zyrtarët amerikanë në një deklaratë për shtyp.

'Alrosa' është kompania më e madhe e minierave të diamanteve në botë, duke zënë 28% të minierave globale të diamanteve, thuhet në deklaratën e SHBA, duke shtuar se në vitin 2021 'Alrosa' gjeneroi mbi 4.2 miliardë dollarë të ardhura.

'United Shipbuilding Corp' është “përgjegjëse për ndërtimin e pothuajse të gjitha anijeve luftarake të Rusisë”, shtohet në deklaratën e SHBA.


Lajmi kryesor:

Von der Leyen me jelek antiplumb viziton Bucha dhe Kievin, takon Zelenskyn: Anëtarësimi juaj në BE fillon sot! Zbulohet varreza masive në Makarov! 50 të vdekur në masakrën e Kramatorsk


G.B./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?