Sanatoriumi bëhet gati për të pritur të prekurit me koronavirus, apeli i mjekëve për qytetarët: Distancohuni nga njëri tjetri (VIDEO)

20 Mars 2020, 19:53| Përditesimi: 20 Mars 2020, 20:00

  • Share

TIRANE-Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” po bëhet gati për të pritur pacientët e prekur nga koronavirusi. Report Tv sjell pamjet nga përgatitja dhe ndryshimet që po bëhen te reparti i reanimacionit. Aktualisht të prekurit janë shtruar te Infektivi në QSUT, ndërsa dy ndodhen në karantinën shtetërore në Konvaleshencë.

Shefja e Infektivit Najada Çomo kishte një apel për të gjithë qytetarët në këto kohë të vështira. "Numri i të shtruarve te Infektivi ka ardhur duke u shtuar dhe gjendja e tyre është mesatare, një pjesë e tyre janë në gjendje të rënduar në repart terapi. Ndihma e personelit është shumë e kualifikuar dhe ne po bëjmë gjithçka për të shpëtuar jetën e këtyre personave. Na duhet edhe ndihma juaj, që  të izoloheni dhe të mos takoni persona, mos dilni në rrugë se vetëm kështu mund t'ia dalim" tha shefja e Infektivit Najada Çomo.

Mesazhe mjaft domethënëse ka edhe personeli mjekësor. "Ju lutem distancohuni nga njëri tjetri, është arma më e fortë që kemi na besoni. Ne do ta fitojmë patjetër këtë betejë po jo pa ju, ju lutem na ndihmoni, qëndroni në shtëpi. Unë duhet të qëndroj në detyrë, ju patjetër duhet të qëndroni në shtëpi

Qëndroni në shtëpi, se mbroni veten dhe ne". "Ju lutem" është thirrja e ministres së Shëndetësisë Manastirliu që qytetarët të dëgjojnë apelin e mjekëve dhe infermierëve të spitalit infektiv të cilët po bëjnë të pamundurën në këto ditë të vështira, t’i ndihmojmë të gjithë bashkë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?