Samuna me suxhuk nga zonja Albana

9 Janar 2023, 10:31| Përditesimi: 9 Janar 2023, 10:32

  • Share

Samuna me suxhuk

Përbërësit:

  • 350 ml qumësht
  • 1 lk sheqer
  • 1 lgj maja buke
  • 1 lk kripë
  • 300 gr miell
  • 1 të verdhë veze
  • Suxhuk FIX
  • Djathë pice
  • Fara susami

Salca shoqëruese:

  • 4 lgj majonezë
  • Spec djegës
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht zemë brumin dhe më pas e punojmë mirë. E ndajmë në toptha të vegjël dhe e lemë të pushojë pak. Topthat e brumit i hapim rreth një pëllëmbë, i vendosim në një tavë me letër pjekje, i lyejmë me të verdhë veze dhe sipër vendosim disa feta suxhuku dhe fara susami. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 250 gradë Celsius për 12 minuta.

Ndërkohë përgatisim salcën shoqërurese me majonezë, spec djegës, kripë dhe piper.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?