Lionel Messi

Sampaoli sakrifikon grupin e Messit, te Argjentina përgatitet revolucioni pas dështimit

18 Qershor 2018, 22:50| Përditesimi: 18 Qershor 2018, 22:52

  • Share

Dështimi përballë Islandës dhe kritikat e njëpasnjëshme nga shtypi dhe opinioni publik kanë vënë në lëvizje Argjentinën dhe trajneri Sampaoli ka menduar që të ndryshojë disa gjëra para sfidës delikate me Kroacinë.

Viktima më e madhe e këtij revolucioni në skemën e ekipit, që kalon në 3-4-3, është padyshim Angel Di Maria, i cili duhet t’i lërë vendin të riut Kristian Pavon.

Ndryshimet janë të dukshme në skuadër, pasi edhe Roho e Bilja rrezikojnë seriozisht vendin e tyre në formacionin titullar, të paktën sipas asaj që u pa në stërvitjen e sotme.

Trajneri përdori një rreshtim si në vijim: Kabajero; Merkado, Otamendi, Taljafiko; Salvio, Masçerano, Enzo Perez (Meza), Akunja; Mesi, Pavon, Aguero.

Sipas mediave argjentinase, ai mendon se në këtë mënyrë do të mbajë larg portës Kroacinë dhe do të kontrollojë mesfushën.

Nuk dihet ende se si do të reagojë skuadra me këto ndryshime të mëdha në rreshtim dhe në emra të cilët kanë qenë mes të zakonshmëve në radhët e kësaj përfaqësueseje.

Mediat argjentinase kanë thënë shpesh se Mesi është ai që dikton ritmin edhe sa u përket emrave në fushën e lojës.

Por duket se Sampaoli këtë radhë ka vendosur të bëjë një ndryshim drastik, duke lënë jashtë pikërisht ata që mendohej se ishin disa prej “miqve” të Mesit.(Vipsport)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?