Samiu dhe Loreta pas 20 vitesh shkëmbejnë dhurata për 'Shën Valentin'! Mësuesi i Ilir Metës sot 73 vjeç rrëfen si e feston ditën e dashurisë me gruan

14 Shkurt 2022, 16:09| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 16:19

  • Share

Sot pas 20 vitesh kujtojnë ditën e parë kur u dashuruan! Një gjë të tillë e bëjnë shpesh, por 14 shkurti i afron më shumë me atë moment.

Sami dhe Loreta Shuaipi i takuam në kafe, në pritje për ta surprizuar njeri-tjetrin deri mbrëmjen e San Valentinit.

“Si nuk e mbaj mend. Para 20 vitesh  në një dyqan , u pëlqyem, u lidhëm dhe ja tek jemi bashkë.”- u shpreh Samiu.

“Moment i këndshëm që pastaj vazhdoj gjithë jetën”- u shpreh Loreta.

“Të jep drithërima në fillim, por pastaj qetësohesh.”- shtoi Samiu.

Dhe në këtë ditë mes tyre shkëmbehen dhuratat. Por jo deri kur ata të bëhen kurioz të mëdhenj.

'Çdo vit shkëmbejmë dhurata, asnjëherë nuk e kam harruar. Kur të shkojmë në shtëpi do ia bëj surprizë.'- u shpreh Samiu.

Samiu 73 vjeç që thotë se ka qenë mësuesi i Ilir Metës dhe Loreta 56 vjeçe, thonë se jo çdo ditë të tyre e kanë pasur në paqe. Por ndjenja ka triumfuar pas çdo debati dhe konflikti.

“Po më thuaj një çift që nuk ka pasur debate?”

“Debate të tilla që i kemi kaluar. Ne nuk rrimë dot pa njëri-tjetrin.”- u shpreh Loreta.

Pas distancimit të Loretës, Samiu zbuloi për Report Tv edhe dhuratën që kishte blerë për të.

 “Një byzylyk,75 mijë lekësh. E bleva në zonën e 21-shit.”- u shpreh ai.

Këtë të hënë, në qendër e në çdo hapsirë e kuqja e dashurisë, lulet, tollumbacet në formë zemre kishin zbukuruar Tiranën.

Por përveç ngazëllimit  dhe kënaqësisë, 14 shkurti në fund të ditës ka dhe një faturë.

“Janë të shumta dhuratat. Që ditën e djeshme kanë filluar porositë. Ka arritur deri në 300 mijë lekë, një buqetë.”- u shpreh luleshitësja.

Kjo është një ditë e gjatë, e bukur, me shpenzime e emocione, që do të finalizohet sigurisht për shumëkënd me një darkë romantike.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?