Bota

Samiti virtual me synim aleancën SHBA-Kinë: Njerëzimi jeton në një 'fshat global' me sfida të shumta, i nevojshëm bashkëpunimi kemi detyrime ndërkombëtare

16 Nëntor 2021, 03:45| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 03:58

  • Share

Thirrjet për bashkëpunim dhe marrëdhënie të shëndetshme e të qëndrueshme që në vetvete SHBA mbështet nga pikëpamjet diplomatike duket se kanë nxitur Presidentin kinez të aprovojë këndvështrimin e aleates së saj më të re.

Pak më parë gjatë samitit Joe Biden theksoi se aleanca nuk do të shërbejë vetëm për dy superfuqitë me forcën më të madhe ekonomike të globit po për detyrimet ndërkombëtare. Xi Jinping , duke rënë dakord me ndjenjat e mëparshme të Bidenit dhe si rrjedhoi deklaroi se Kina dhe SHBA duhet të bashkëpunojnë, jo vetëm për të zgjidhur çështjet e tyre të brendshme, por edhe për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare.

'Njerëzimi jeton në një fshat global dhe ne përballemi së bashku me sfida të shumta, një marrëdhënie "e shëndetshme dhe e qëndrueshme" është e nevojshme për partneritetin e tyre të vazhdueshëm.', deklaroi Presidenti i Kinës ne samitin virtual, Xi Jinping


Lajmi kryesor:

Aleanca e SHBA-ve me Kinën: E shëndetshme dhe e qëndrueshme! Nis takimi virtual i Xi-Biden për partneritet të fortë


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?