Samiti për Ukrainën në Tiranë/ Balla: Sukses! Mirënjohje policisë, Gardës dhe qytetarëve që respektuan masat kufizuese

28 Shkurt, 22:47| Përditesimi: 28 Shkurt, 23:15

  • Share

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka falënderuar forcat e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës për përkushtimin e tyre me qëllim mbarëvajtjen e Samitit të Europës-Juglindore, të mbajtur ditën e sotme në Tiranë, ku mori pjesë presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka falënderuar edhe qytetarët të cilët respektuan masat kufizuese të vendosura nga policia me rastin e këtij samiti.

“Tirana, kryeqyteti i Europës së Ballkanit, mikpriti dhe organizoi me sukses Samitin e Europës-Juglindore, ku mori pjesë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe udhëheqësit më të lartë të vendeve të rajonit. Përgëzime dhe mirënjohje të gjitha forcave të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës të angazhuara në këtë operacion të madh për garantimin e mbarëvajtjes së këtij Samiti të rëndësishëm. Shumë mirënjohje edhe banorëve të kryeqytetit për mirëkuptimin ndaj masave kufizuese”,- shprehet Balla.


Lajmi kryesor:

Samiti për Ukrainën në Tiranë, Zelensky kërkon bashkëprodhim të municioneve me Shqipërinë e Ballkanin! Rama: S'duhet ta lëmë të humbasë (FOTO - VIDEO)


K.M//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?