Samiti për Ukrainën e liderët e Ballkanit më datë 28-29, Zelensky mbërrin sonte në Tiranë! Ja rrugët që bllokohen nga sot

27 Shkurt, 09:36| Përditesimi: 27 Shkurt, 17:36

  • Share

Tirana do të mirëpresë për herë të parë më datë 28 shkrut një Samit dedikuar tërësisht Ukrainës, ndërsa më datë 29 do të ketë një samit me liderët e Ballkanit Perëndimor. Për të garantuar sigurinë policia ka marrë masa për bllokimin e disa rrugëve kryesore.

Bllokimi i rrugëve do të nisë që sot më datë 27 shkurt, pasi pritet e ardhja e për herë të parë e presidentit të Ukrainës Volodimir Zelensky.

Sipas policisë, sot do të ketë bllokime të rrugëve me afat të shkurtër kohor, për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” dhe pikat e tjera të kalimit kufitar në drejtim të Tiranës, në varësi të kohës së lëvizjes së tyre.

Nga data 28 shkurt duke nisur që nga ora 07:00 e deri në largimin e delegacioneve pjesëmarrëse në Samit, do të ketë ndalim pushimi dhe qëndrimi, duke filluar nga aeroporti “Nënë Tereza”, rruga e Rinasit – ish-sheshi “Shqiponja” - Unaza e madhe perëndimore, Rruga e Elbasanit, rrugët “Dervish Hima”, “Faik Konica”, “Ismail Qemali”, “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, “Papa Gjon Pali II” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit;  

Ndërkohë nga në datën 28 shkurt, do ketë ndalim qarkullimi për makinat, në fashat orare 08:00-11:00 dhe 15:30-17:30, nga aeroporti i Rinasit deri te ish-sheshi “Shqiponja dhe anasjelltas - Unaza e madhe perendimore, Rruga e Elbasanit, rrugët “Dervish Hima”, “Faik Konica”, “Ismail Qemali”, “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”;

Më datë 29.02.2024, nga ora 12:00 deri në orën 14:00 do të ketë ndalim qarkullimi, në Rrugën e Elbasanit, Unaza e madhe perëndimore – ish-sheshi “Shqiponja” – Qafë Kashar - Rinas-aeroporti “Nënë Tereza”;

Rrugët ku do të ketë ndalim qarkullimi nga ora 08:00 e datës 28 shkurt deri në orën 16:00 të datës 29 shkurt konkretisht:
Rruga “Dervish Hima” nga Rruga e Elbasanit deri tek Coin; 
Rruga “Papa Gjon Pali II”, nga RTSH deri tek Coin;  
Rruga “Abdyl Frashëri”, nga kryqëzimi i Librit Universitar deri tek Presidenca;   
Rruga “Ukraina e lirë”, nga Gjykata Kushtetuese deri tek Vila 30; 
Rruga “Themistokli Gërmenji”, nga Rruga e Elbasanit deri tek rruga “Papa Gjon Pali II”; 
Rruga “Faik Konica”, nga degëzimi i Ambasador 3 deri tek rruga “Dervish Hima”; 
Rruga “ Gjergj Filipi”, sheshi “Italia”, nga rruga “Faik Konica” deri tek hotel “Mariot”;  
Blevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish-hotel Dajtit deri tek sheshi “Nënë Tereza”; 

Për qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 28 dhe 29, gjatë fashës orare të bllokimit të rrugëve, do të ndjekin përkatësisht drejtimin:  

Vorë - Fushë Prezë - Rinas dhe kthim;   
Fushë Krujë – Valias - Rinas dhe kthim;   
Nga Juglindja dhe Tirana, do të ndjekin Unazën lindore - Farmacia 10 - Stacioni i Trenit - Bulevardi i Ri - Paskuqan - Kamëz - Valias – aeroporti “Nënë Tereza” dhe kthim në të njëjtin itenerar.  

Për banorët dhe automjetet që gjenden në rrugët dhe blloqet e banimit, brenda perimetrit të sigurisë dhe rrugëve me bllokime të gjata në kohë, në varësi të agjendës së delegacioneve, me miratimin e drejtuesve të shërbimeve, do të lejohen të hynë dhe dalin, përkatësisht nga: 

a)Blloku i banimit tek “Ambasador 3”, nga rruga “Sheh Ahmet Pazar” ose Faik Konica;  
b) Blloku i banimit në rrugët “Themistokli Gërmenji”, “Jul Variboba”, “Fatmir Haxhiu” dhe “Papa Gjon Pali II”, në drejtim hyrës dhe dalës drejt Rrugës së Elbasanit; 
c)Blloku i banimit tek dy kullat në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Ukraina e lirë”, në drejtim hyrës dhe dalës të kufizuar nga shërbimet e sigurisë dhe dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas kthim i detyruar drejt bulevardit “Bajram Curri”; 
d)Rruga “Lek Dugagjini” (para Universitetit) duke vijuar në rrugën “Faik Konica” (pas stadiumit), me dalje në Rrugën e Elbasanit, do të jetë e lirë për kalimin e mjeteve dhe qytetarëve (përjashto rastet kur ka kufizim në Rrugën e Elbasanit).

Ora 17:40
FOTOT: Tirana bëhet gati të presë Zelenskyn

Tirana po përgatitet për të pritur presidentin ukrainas, Volodymir Zelensky që pritet të mbërrijë këtë mbrëmje. Siç shihet nga fotot ka filluar zbatimi i masave të ndërmarrë në kuadër të këtij samiti, për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loran shehu: 27/02/2024 15:52

    Pse ore Zelenskin do durojm ne kte palacon te iki nga ka rdhur ate te bej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?