Flamujt e BE-së dhe Kinës

Samiti Kinë-BE, Pekini: Do të diskutohen çështje strategjike dhe ekonomike globale me interes të përbashkët

4 Dhjetor 2023, 09:31
  • Share

Samiti Kinë-BE do të mbahet të enjten (30 Nëntor) në Pekin, tha të hënën (4 Dhjetor) Ministria e Jashtme e Kinës, ku liderët e të dyja palëve do të diskutojnë çështje strategjike dhe ekonomike globale me interes të përbashkët.

“Kina dhe Evropa janë partnerë, jo rivalë… interesat tona të përbashkëta janë shumë më të mëdha se dallimet tona”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Wang Wenbin në një konferencë të rregullt për shtyp.

Presidenti kinez Xi Jinping do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, njoftuan mediat shtetërore, raporton Reuters.

“Ne do të shqyrtojmë mënyrat për të zgjidhur problemet përmes dialogut dhe konsultimit", tha Wang.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?