Foto ilustruese

Të gjithë liderët europianë do të mblidhen në Shqipëri! Më 6 dhjetor mbahet samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë

23 Tetor 2022, 19:58| Përditesimi: 23 Tetor 2022, 22:10

  • Share

Më 6 dhjetor, liderët e Bashkimit Europian do të vijnë në Tiranë pasi do të mbahet samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor. Këtë e bëri të ditur presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel përmes një postimi në Twitter. Në samitin që mbahet për herë të dytë brenda vitit, mes liderëve që pritet të vijnë në kryeqytet janë presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

 “Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin” – shkroi Charles Michel.

Samiti vjen në një moment kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur negociatat, ndërsa Kosova pret liberalizimin e vizave dhe Bosnje-Hercegovina pret statusin e vendit kandidat. Nga ana tjetër, Serbisë po i kërkohet më shumë progres në dialogun me Kosovën për të avancuar në procesin e integrimit në BE.

Ballkani Perëndimor ka kërkuar të mos lihet vetëm nga Brukseli përballë krizës energjetike me të cilat po përballet e gjithë bota. Ndërkohë BE ka premtuar se do të përfshijë 6 vendet e BE në projekt e saj për t’iu gjendur pranë në këtë periudhë krize.

Kujtojmë se më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej. 

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BE: 24/10/2022 01:17

    Besoj në 2023 na futën në BE të gjithë B.Perendimor urime

    Përgjigju
  • Qytetari: 23/10/2022 23:10

    Pa dyshim qe do te jete ngjarja me e madhe ne historine e vendit !! Te gjithe lideret europiane ne Tirane.... dicka e pa besueshme ! Shkofte cdo gje mbare ! No more comments.Qytetari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?