Rama dhe liderët e BE-së, foto arkiv

Samiti i Procesit të Berlinit, Rama pret sot në Tiranë liderët e Rajonit, Kurti refuzon të marrë pjesë! Dërgon Bislimin

16 Korrik 2023, 21:01| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 07:10

  • Share

TIRANË- Nesër kryeministri Edi Rama do të presë në Tiranë liderët e rajonit dhe komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi, në kuadër të përgatitjeve që po bëhen për Samitin e Procesit të Berlinit. Gazetari i Report Tv, Ermal Qori bën me dije se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në takim pasi ndodhet në Greqi për edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar. Ndërkohë sipas mediave, mësohet se në vend të tij do të vijë zëvendëskryeministri Besnik Bislimin.

Në takimin kanë konfirmuar pjesëmarrjen liderët e rajonit, Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, kryeministri i RMV Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Bosnjës dhe ajo e Serbisë Ana Bërnabiç.

Ky takim ishte paralajmëruar nga Edi Rama në turin Ballkanik të zhvilluar pak ditë më parë, ndërsa në Samitin e NATO-n në Lituani Rama konfirmoi edhe një vizitë të Presidentit francez Emanuel Macron. Më 6 dhjetor 2022 në Tiranë u mbajt samiti i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Procesi i Berlinit
Procesi i Berlinit u ndërmor në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon.

Samiti i ardhshëm do të organizohet në Tiranë më 16 tetor 2023. 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kurti: 17/07/2023 00:40

    Na pladi ...pi se nuk erdhi Kurti, se dhe po erdhi cdo nej fitim i madh

    Përgjigju
  • serxho: 16/07/2023 22:52

    Bravo idjoti Kurti shko ne Greqi se Greqia nuk te njeh dhe as ka per te njohur ndonje here por si gomar qe je kaq kupton. Sa gjigand ka qene Noli kur thoshte : DO TI VESH VATANIT ZJARR VER NE KRYE NJE KOSOVARE...

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 16/07/2023 22:06

    Zoti e ruajtët dhe shpërbleftë kryeministrin tonë të madherishem per dashurine qe ka dhe pasionin qe tregon per kryeministrin e Kosoves!

    Përgjigju
  • Arbëri: 16/07/2023 21:47

    Mashtruesi në emër të procesit të Berlinit mundohet të mbajë takim për balkanin e hapur serborus…ky është tradhtar gënjeshtar mjeran

    Përgjigju
    • Kistra: 16/07/2023 22:40

      Dukesh rende, konsumo sa me shume lengje e mos u ekspozo me diell!

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?