Samiti, Rama: Ka zhvillime pozitive, BE gati të bëjë hapa drejt anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor

16 Tetor 2023, 19:19| Përditesimi: 16 Tetor 2023, 20:19

  • Share

 

Në konferencën përmbyllëse të samitit të Procesit të Berlinit kryeministri Edi Rama tha se BE është gati të bëjë hapa drejt anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Ne mund të flasim sa mund të zgjasë procesi i Integrimit sa torturuese mund të jetë kjo rrugë sa e lodhshme... por jemi të vëmendshëm në çdo lëvizje, çdo buzëqeshjeje, çdo shikim të liderëve që kam në krah. Më herët i shikonim vendet e BE që ishin dikush pozitiv dhe dikush skeptik por kjo ka ndryshuar shumë, samiti ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme. Edhe kjo konferencë dhe ato që po thuhen sot janë të reja dhe pozitive. BE është duke u hapur akoma më shumë ndaj vendeve anëtare në BE duke pranuar që të hedhë hapa ekstra.

Diçka fondamentale ka ndryshuar. Ok mund të flasim për afate por që kur ndodhi sulmi rus diçka ka ndryshuar në mënyrë thelbësore. Sot BE eshte gati te beje hapa drejt anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është shumë ndryshe tani. Jam shumë optimist rreth kësaj qasjeje. Ky Komision po i ndryshon gjerat që ishin të paimagjinueshme për ne para 2 vitesh”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Samiti i Procesit të Berlinit, Rama: Historik, shpirti i ri për të ardhmen e rajonit në BE! Scholz: Kemi gabuar, jemi vonuar me zgjerimin! Von der Leyen: 2030? Procesi i bazuar në meritë


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?