Liderët në samitin në Greqi

Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore bën bashkë 12 shtete, i pranishëm edhe kryeministri Rama, presidentja e KE dhe kancelari Scholz

10 Qershor 2022, 10:03| Përditesimi: 10 Qershor 2022, 23:24

  • Share

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të udhëtojë ditën e sotme drejt Greqisë për të marrë pjesë në samitin e liderëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore.

Ky samit do të bëjë bashkë 12 shtete për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon. Gjithashtu liderët do të flasin për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në vendet e rajonit.

Pjesëmarrës në këtë takim do të jenë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, presidenti i Këshillit, Charles Michel dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

Në Samit do të marrin pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Moldavia, Rumania, Rumania, Serbia dhe Turqia. Presidentët e Serbisë, Sllovenisë, Moldavisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës ndodhen sot në Selanik. Të pranishëm do të jenë kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Kroacisë, ndërsa Turqia do të përfaqësohet nga zëvendësministri i Jashtëm për Çështjet Evropiane.

Ora 17:24
Rama publikon pamje nga samiti në Greqi, takon kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis (VIDEO)

 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga samiti Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore që po mbahet në Greqi. Rama është takuar edhe me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis ku thekson se ka marrë pjesë na samit me ftesë të tij.

Ora 09:26
Ministrja e Jashtme takohet me homologen sllovene Tanja Fajon në Selanik: Mbështetëse e integrimit të Shqipërisë në BE! Mirënjohje për përpjekjen e palodhshme

Ministrja e Jashtme, Olta Xhacka është takuar me homologen e sapoemëruar të Sllovenisë, Tanja Fajon. Takimi mes tyre u zhvillua pak para ministerialit të SEECP që mbahet sot në Selanik. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Xhacka shkruan se dita ka nisur mbarë me takimin me Fajon, të cilën e cilëson si mike dhe mbështetëse t ëintegrimit të Shqipërisë në BE.

“Fillim i mbarë i ditës me Zv.Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Tanja Fajon, një mike dhe mbështetëse e fortë e integrimit  të Shqipërisë në BE.  Mirënjohje për përpjekjen e saj të palodhshme dhe optimizmin për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Sllovenisë”, shkruan Xhaçka.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 10/06/2022 18:01

    Edhe këtu si zakonisht Edvin shkjau shqipfolës do ua turbulloj trurin me balkanin serborus të gjithë pjesmarrësve duke u thën ”pa serbin shqiptarën do vdisnin nga uria” sepse ky i marrë mendon se në Etiopi na qenka Shqipëria …!

    Përgjigju
  • Elsa: 10/06/2022 11:00

    Do arrihet nje marreveshje per ceshtjen e krizes dhe bashkepunimi midis shteteve do ndihmoje

    Përgjigju
  • redi: 10/06/2022 10:44

    Takime dite per dite qe te dalim ne nje zgjidhje shume efektive per vendin dhe per te miren e qytetareve.Me vjen shume mire qe Kryeministri yne po merr masa te duhura per vendin

    Përgjigju
  • Tani: 10/06/2022 10:44

    Me pelqen fakti qe kemi filluar te marrim pjese ne shume tryeza e takime nderkombetare pasi vetem keshultuxmind te sigurojme mbeshtetje per te ecur perpara

    Përgjigju
  • miri: 10/06/2022 10:38

    jam shume i bindur qe sot ka per tu diskuar vetem gjera pozitive ne te mire te vendit si dhe bashkepunimi eshte arma me e forte e periudhes se tanishme.Me bashkepunim dhe bashkebisedim gjendet shume me lehte zgjidhja.

    Përgjigju
  • Faik: 10/06/2022 10:26

    Rama nje lider mjaft i zoti qe na nderon kudo qe shkon!Me ju perpara ne BE????????????????!

    Përgjigju
  • Miri: 10/06/2022 10:25

    Politika juaj e jashtme eshte perfekte z.Rama

    Përgjigju
  • Ani: 10/06/2022 10:24

    Shpresoj qe kjo te jet nje gje pozitive per ne dhe antarsimi ne be tejet sa me i spejt

    Përgjigju
  • Kejda: 10/06/2022 10:23

    Shpresoj qe ky takim tu ec sa me mire . Me behet dhum qefi qe kryeministri une behet pjes e ketyre takimeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?