Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Edi Rama

Samiti i NATO-s, Osmani takohet me Ramën në Uashington: Kosova aspiron të bëhet pjesë e aleancës

10 Korrik, 12:32| Përditesimi: 10 Korrik, 12:50

  • Share

Kosova aspiron që t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare e NATO.

Këtë e ka bërë me dije, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila është takuar ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama, në Washington.

 Osmani ka publikuar në 'Facebok' një foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama, një takim që bëhet në kuadër të samitit të NATO-s.

“Me Kryeministrin Edi Rama, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, shkruan ajo.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?