Samiti i Ministrave të Jashtëm në Tiranë! Hasani takim dypalësh me homologët për situatën në Ballkanin Perëndimor

7 Tetor 2023, 13:08| Përditesimi: 7 Tetor 2023, 13:14

  • Share

Ministri Hasani zhvilloi në margjinat e Ministerialit të Procesit të Berlinit takime dypalëshe me homologen e tij gjermane Annalena Baerbock, Ministrin e Jashtëm grek, Jorgo Gerapetritis, si edhe me Ministrin për Evropën e Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty.

Ministri Hasani teksa vlerësoi bashkëpunimin në suazën e Procesit të Berlinit, në takimet e veçanta me homologët e tij, theksoi rëndësinë e shkëmbimit të mendimeve mes palëve për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm në drejtim të evidentimit të sfidave që kërcënojnë qëndrueshmërinë e saj, por edhe ndikimin e saj në sigurinë europiane.

Në këtë linjë, Ministri Hasani dhe palët, duke evidentuar përparësinë e zhvillimit të takimeve për herë të parë në një vend të rajonit, nënvizuan rëndësinë e forcimit të dialogut politik dypalësh me fokus avancimin e interesave reciproke, si dhe integrimin e vendit në BE, dhe më tutje të rajonit të BP në tërësi.

Palët u angazhuan për të konsoliduar më tej marrëdhënien dypalëshe respektive, duke ruajtur ritmin intensiv të takimeve të nivelit të lartë, si dhe duke forcuar komponentin shumëpalësh të tyre.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?