Samiti i Klimës COP28, 2023

Samiti i klimës COP28, mblidhen 777 milionë dollarë për të luftuar sëmundjet tropikale

3 Dhjetor 2023, 19:27
  • Share

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa organizata bamirëse ofruan një donacion prej 777 milionë dollarësh në samitin e klimës COP28 për të luftuar sëmundjet tropikale që pritet të bëhen më të zakonshme me rritjen e temperaturave.

Kryetari i samitit, i dërguari special i Emirateve të Bashkuara Arabe për ndryshimet klimatike, Sulltan Ahmed al-Jaber, tha se faktorët klimatikë janë bërë “kërcënimi më i madh për shëndetin e njeriut në shekullin e 21-të”.

Premtimet e bëra në takim, të fokusuara në rreziqet shëndetësore të lidhura me klimën, përfshijnë 100 milionë dollarë nga Emiratet dhe një shumë të barabartë nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?