Rama: Greqia, Italia, Hungaria dhe Turqia t'i bashkohen nismës 'Ballkani i Hapur'

2 Shtator 2022, 11:09| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 12:00

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama tha se kanë ftuar Greqinë dhe Italinë që të marrin pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd, por nuk kishin mundësi të shkonin. Megjithatë u shpreh se shpreson që të jenë të pranishëm në samitin e radhës që do të mbahet në Tiranë. Gjithashtu theksoi se do të donte shumë që Ballkanit të Hapur t'i bashkëngjiten vende si Turqia, Greqia, Italia e Hungaria.

“Ne ftuam edhe ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Italisë që për arsye objektive dhe pamundësie, me ndjesën elegante nuk mund të ishin këtu por do të jenë sërish të ftuar dhe shpresoj të jemi të gjithë së bashku në samitin e ardhshëm në Tiranë. Për ne është e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen të gjithë vendet e rajonit tonë por ti bashkëngjiten edhe vende si Turqia, Greqia, Italia e Hungaria.

Kur po diskutonim për Ballkani i Hapur, tha një koleg ministër i BE, pse nuk jemi të ftuar. I thashë do ta diskutoj me kolegët dhe do të jemi të hapur. Më vjen mirë që po vjen dita që duan të ftohet në Ballkani i Hapur sa më shumë vende. Për mua konfirmon se Ballkani është për Europën po kaq i rëndësishëm sa është  Europa për Ballkanin dhe jam i bindur se do të jetë kështu për të gjithë miqtë tanë. Vijmë këtu pas një pasditeje për tu mbajtur mend. Në Panairin e Verërave të rajonit ku patëm mbi 100 prodhues dhe pamë së bashku dhjetëra shefa të kuzhinës në vendet tona. Dua të falënderoj Vuçiç dhe ekipin e tij sepse panairi nuk kishte asgjë më pak se panairet e të njëjtës fushë me famë botërore dhe në këtë panair ishim bashkë me prodhuesit tanë dhe nga shumë shtete të mirënjohura për prodhimin e verës në një hapësirë ku përtej asaj që duket u zhvillua një tjetër potencial i madh ekonomik dhe politik”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Samiti në Beograd! Vuçiç-Rama: Ballkani i Hapur çliroi tregtinë e mallrave ushqimore bazë mes vendeve tona! Kemi marrëdhëniet më të mira në histori (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?