Sallatë patatesh me kos dhe qepë nga zonja Albana

10 Nëntor 2022, 11:19| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 11:21

  • Share

Sallatë patatesh me kos dhe qepë

Përbërësit:

  • 500 gr patate
  • 2 qepë të njoma
  • 150 gr kos
  • 2 lgj majonezë
  • Qepë të thatë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Ziejmë patatet në ujë të bollshëm me kripë. Pas zierjes i kalojmë në ujë të ftohtë dhe më pas i presim në kubikë. Në një tas trazojmë kosin me majonezën, shtojmë qepët e grira shumë imët, kripë dhe piper. Shtojmë në fund patatet, i trazojmë mirë dhe e vendosim sallatën për disa minuta në frigorifer.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?