Sallatë mix perimesh me limon dhe koriandër nga zonja Vjollca

9 Mars 2021, 10:49| Përditesimi: 9 Mars 2021, 10:50

  • Share

Sallatë mix perimesh me limon dhe koriandër

Përbërësit:

1/2 lakër të kuqe

1/2 lakër të bardhë

2-3 karrota

1 tufë koriandër

1 limon

pak vaj ulliri

kripë

Përgatitja:

Presim hollë lakrën e bardhë dhe të kuq dhe I shpëlajmë ato me ujë të bollshëm. Qërojmë karrotat dhe I presim ato hollë me qëruesin e patateve ose I presim hollë në feta më pas në shirita të hollë.

Vendosim perimet në një tas dhe I spërkatim me  lëng limnoi, kripë dhe I përziejmë mirë me duar. Shtojmë 6 lugë gjelle vaj ulliri dhe përsëri I përziejmë mirë. Lajmë koriandrën e freskët, largojmë gjethet  e saj me dorë nga kërcelli dhe I shtojmë në sallatë, shtojmë bollshëm pasi koriandra e njohur gjithashtu si majdanozi kinez është një erzë me fuqi shumë të lartë antioksidante. Është e aftë të të eleminojë metalet e rënda të depozitave në organizmin e trupit tonë. Pra kjo sallatë është një pjatë detoxifikuese, Kjo është arsyeja pse koriandra është përfshirë në këtë recteë bollshëm dhe jo si zbukurim.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?