Sallatë me thjerrza dhe panxhar nga zonja Vjollca

11 Nëntor 2020, 11:25| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 11:27

  • Share

Sallatë me thjerrza dhe panxhar

100 gr thjerrza

2 gjethe dafinë

2 degë trumzë

2 panxhar ( të zierë)

100 gr djath të bardhë

80 gr arra

Salca

1 lugë çaji mustardë

2 lugë çaji mjaltë

2 lugë gjelle uthull balsamike

3 lugë gjelle vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Shpëlajmë mirë thjerrzat dhe I vendosim për të zierë 25 minuta në temperaturë mesatare duke vendsour në tenxhere 1-2 gjethe dafine, trumzë, zjerja duhet të jetë në temperaturë mesatare me qëllim që thjerrzat të jenë aldente pas zjeres. Pasi të kalojmë 25 minuta I kalojmë thjerrzat në ujë të ftohtë për të ndaluar zbutjen e tyre.Në një tas vendosim mustardë, mjaltë, uthull balsamike, vaj uliri, kripë, piper të zi dhe I përziejmë mirë deri sat ë na formohet një salcë kremoze. Presim panxharet në feta ose kubikë dhe I përziejmë në një tas të vetëm me thjerrzt dhe salcën. vendosim anash ose mbi sallatë kubikë djathi dhe thelpinj arra dhe e shërbejmë.

 

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?