Sallatë me patate dhe fasule, super shije nga zonja Albana

8 Maj, 11:53| Përditesimi: 8 Maj, 11:55

  • Share

Sallatë me patate dhe fasule

Përbërësit:

  • 3-4 patate mesatare
  • 1 qepë mesatare
  • 4 lgj majdanoz të grirë
  • 10-12 kokrra ullinj
  • 100 gr fasule e zier
  • 4 lgj uthull
  • 2 lgj lëng limoni
  • 2 fk vaj ulliri
  • 1 lgj mustardë
  • Kripë, piper, rigon

Përgatitja:

I zjejmë patatet sa të zbuten plotësisht. I vendosim në një pjatë të thellë dhe mbi to hedhim majdanozin, qepën e grirë hollë, fasulet e ziera dhe ullinjtë. Në një vazo me kapak hedhim mustardën, uthullën, lëngun e limonit, vajin, kripën, piperin dhe rigonin. E tundim mirë dhe e hedhim mbi patatet e ziera. E lëmë sallatën të marinohet mirë për rreth 20-25 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?