Sallatë me mollë dhe selino nga Shef Altin Prenga

25 Janar 2022, 11:21| Përditesimi: 25 Janar 2022, 11:24

  • Share

Sallatë me mollë dhe selino nga Shef Altin Prenga

Përbërësit:

Disa mollë të vogla

Selino

Kackavall me trumzë

Arra

Ullinj

Kripë, vaj ulliri, uthull molle

Përgatitja:

Marrim disa kokrra mollë, i qërojmë dhe i presim në copa të vogla, shtojmë selinon të cilën gjithashtu e presim në copa të vogla. Më pas hedhim ullinjtë dhe shtojmë kackavallin me trumzë të cilin e kemi prerë në copa, shtojmë kripë, pak vaj ulliri dhe një lugë të vogël me uthull molle. I përziejmë përbërësit sëbashku dhe është gati për tu servirur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?