Sallatë me makarona të ftohta nga zonja Vjollca

21 Shtator 2020, 11:25| Përditesimi: 21 Shtator 2020, 11:26

  • Share

Sallatë me makarona të ftohta

Përbërësit:

320 gr makarona ( penne)

200 gr domate qershi

borzilok

1 thelpi hudhër

250 gr mozzarella ( të vogla)

200 gr kunguj jeshil ( 2 copë)

kripë

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë të valuar shtojmë pak kripë makaronat dhe I ziejmë 11 minuta. Lajmë kungujt dhe I presim në feta rrumbullake. Ngrohim një tigan zgare dhe I pjekim ato. Domatet I presim në katërsh dhe I vendosim në një tas domatet dhe thelpinj hudhëer të prerë imët, vaj ullirim kripë, të gjitha këto I përziejmë sebashku shtojmë dhe mozzarella dhe vazhdojmë përzierjen. Largojmë makaronat I kullojmë dhe I shpëlajmë që të ndërpresim zbutjen e tyre dhe për tu ftohur I kullojmë mirë dhe I vëmë në një tas të madh shtojmë domatet me mozarellat që I përgatitem kungujt e pjekur I përziejmë shtojmë dhe 2 lugë gjelle vaj të tjera dhe pak kripë I përziejmë dhe e shërbejmë menjëherë.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?