Sallatë me makarona dhe domate të thata nga zonja Albana

20 Prill 2023, 11:32| Përditesimi: 20 Prill 2023, 11:34

  • Share

Sallatë me makarona dhe domate të thata

Përbërësit:

  • 400 gr makarona (fusilli)
  • 80 gr domate të thata
  • 1 selino
  • 1 tufë borzilok të freskët
  • Vaj ulliri ekstra i virgjer
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Për të përgatitur sallatën me makarona dhe domate të thara, fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë, duke u kujdesur që të jenë al dente. I kullojmë dhe i lemë të ftohen plotësisht.

Ndërkohë presim domatet e thata, presim selinon dhe lajmë mirë gjethet e borzilokut. Pasi makaronat të jenë ftohur, i hedhim në një tas të madh, shtojmë domatet e thata, selinonë dhe gjethet e borzilokut. E spërkasim me vaj ulliri ekstra të virgjër, kripë dhe piper dhe e servirim.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?